Privacy Policy
La Gertha Textile respekton privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale. Besimi juaj është thelbësor për ne, prandaj angazhohemi të mbrojmë informacionin tuaj dhe ta përdorim atë me transparencë dhe përkushtim. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon si i mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale, si dhe cilat janë të drejtat tuaja.
Të dhënat që mbledhim
Gjatë vizitës suaj në faqen tonë ose përdorimit të shërbimeve tona, mund të mbledhim këto kategori të dhënash:
Të dhëna identifikuese: Emri, mbiemri, email, numri i telefonit dhe adresa postare.
Të dhëna financiare: Kur kryeni blerje, përpunimi i pagesave realizohet nga ofrues të autorizuar të palëve të treta.
Të dhëna mbi blerjet: Historia e porosive, preferencat dhe interesat tuaja në produktet tona.
Të dhëna teknike: Adresa IP, lloji i pajisjes, sistemi operativ dhe informacion mbi shfletimin tuaj në faqen tonë.
Si i përdorim të dhënat tuaja
Ne i përdorim të dhënat personale për qëllime të ligjshme si:
Procesimi i porosive dhe ofrimi i shërbimeve.
Përmirësimi i përvojës së përdoruesve dhe personalizimi i ofertave.
Dërgimi i njoftimeve dhe ofertave promocionale (vetëm nëse jeni pajtuar).
Siguria dhe parandalimi i mashtrimeve.
Përmbushja e detyrimeve ligjore.
Si i mbrojmë të dhënat tuaja
Të dhënat tuaja ruhen në sisteme të sigurta dhe mbrohen nga masat teknike dhe organizative për të parandaluar aksesin e paautorizuar, humbjen ose keqpërdorimin e tyre.
Me kë ndajmë të dhënat tuaja?
Nuk shesim ose japim me qira të dhënat tuaja. Megjithatë, mund t’i ndajmë me:
Partnerët tanë që ofrojnë shërbime si pagesat dhe transporti.
Autoritetet ligjore, kur na e kërkon ligji.
Me pëlqimin tuaj, për shërbime të personalizuara.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të:
- Kërkoni akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja.
- Kundërshtoni ose kufizoni përpunimin e të dhënave.
- Tërhiqni pëlqimin për marketing në çdo moment.
- Paraqisni ankesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale.
Ruajtja e të dhënave
Ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ndryshime në Politikën e Privatësisë
Mund të përditësojmë këtë politikë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen tonë dhe, kur është e nevojshme, do të ju njoftojmë.
Kontakt
Për pyetje ose kërkesë mbi të dhënat tuaja personale, mund të na kontaktoni në:[email protected]