Rreth Nesh

Arredo me harmoni ,për një ambient plot ngrohtësi!

Rreth Nesh

La Gertha Textile lindi nga pasioni i dy femrave për arredimin dhe dashuria për të bukurën. Themeluam një kompani që ofron produkte cilësore dhe konsulencë profesionale për arredimin e shtëpive dhe ambienteve të biznesit.
Frymëzuar nga mbretëresha vikinge Lagertha, ne besojmë në fuqinë e gruas moderne për të krijuar ambiente me stil, harmoni dhe funksionalitet.
Ne ju ndihmojmë të krijoni hapësira të bukura, praktike dhe funksionale, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për shtëpi dhe biznese, të përshtatura me nevojat dhe shijet tuaja.
Çdo produkt i ofruar është i përzgjedhur me kujdes dhe plotëson standardet evropiane.
Nga tekstilet e buta dhe të mëndafshta, deri te ato të qëndrueshme me dizajne moderne, ne garantojmë cilësi dhe jetëgjatësi. Produktet tona sjellin komoditet dhe stil në çdo ambient, duke u bërë pjesë e jetës suaj.

Në La Gertha Textile, ju ndjekim nga konsulenca fillestare deri në përfundimin e projektit tuaj. Sigurojmë që çdo detaj të jetë i përsosur dhe ju të jeni të kënaqur.  Besueshmëria dhe korrektësia janë themeli i punës sonë. La Gertha Textile i jep jetë ideve tuaja për arredim!

Ofertat Ekskluzive